Analisti nga Kosova Arbër Vllahiu ka komentuar situatën aktuale që po ndodh në kufirin mes Prishtinës dhe Beogradit.

 

Në një lidhje live për Vizion Plus, ai tha se 2 km në kufi, ushtria serbe ka vendosur topa me rreze të gjatë veprimi, të cilat më pas u rikthyen sërish mbrapsht.

 

Në 2 km në kufi me Kosovën ushtria serbe ka vendosur topa me rreze të gjatë veprimi, në afërsi të veriut dhe i ka kthyer më pas në kazerm.  

 

Kjo është e fundit që ka ndodhur dhe duket sikur Serbia po ripërsërit situatën e shtatorit të vitit 2021 kur ngriti avion luftarakë në hapësirën e kosvës. Po përgatitemi për luftë. Kosova po kërcënohet me një pikë të”, tha ai.

 

Analisti shtoi se KFOR ka bërë të mundur deri tani mospërshkallëzimin e situatës dhe kërkon zgjidhjen e situatës përmes dialogut.

 

KFOR ka provuar të bëjë atë që është e mundur për të mos përshkallëzuar situatën. KFOR kërkon zgjidhje të situatës përmes dialogut nga të dyja palët. Këtë deklaratë e ka lëshuar dje KFOR që ka sjellë pakënaqësi në politikën në Prishtinë dhe Serbi. Jemi në një pozicion që ti kërkojmë KFOR të bëjë atë që nuk e bejmë dot ne, të ul palët në dialog, nuk mund të heq barrikadat me dhunë”, shtoi Arbër Vllahiu.

 

Analisti shtoi më tej se Kosova dhe Serbia po hezitojnë të pranojnë propozimin franko-gjerman.

 

Çështja e targave ishte një gjë që e kthehu Kosovën në një fazë të dialogut teknik. Kosova nuk ka pasur luksin që ti kthehet dialogut për target apo barrikadat. Kjo që po ndodh sot duket sikur të jetë një lloj hezitimi edhe i Beogradit zyrtar, por edhe i Prishtinës në përgjithësi që ta pranojnë një propozim franko-gjerman për zgjidhjen përfundimtare dhe duket sikur të dyja palët janë të pakënaqura.

 

Nëse propozimi do sjellë ndryshim atëherë të aty ka diccka që të dyja palët nuk e duan. Jemi në një fazë delikate të dialogut që prej më shumë se një viti janë bllokuar”.

 

Lidhur me rolin e SHBA dhe BE, analisti shtoi se pa mbështetjen e tyre nuk ka dalje nga kriza.

 

Nga ana e Unionit, Vllahiu tha se duhet më shumë seriozitet për normalizim të situatës.

 

Nëse do kishim seriozitet të BE dhe SHBA do ishte e angazhuar atëhere mendoj se mund të dalim nga kjo fazë. Kjoi po ndodh në periudhë festash kur BE është pushim. Pa mbështetjen e SHBA dhe BE nuk ka dalje nga kjo krizë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *