Veprimet e serbëve të Kosovës shkojnë drejt përshkallëzimit. Mediat në Prishtinë raportojnë që këtë të hënë deputetët e Listës Serbe kanë dorëzuar mandatet e tyre.

 

Dorëzimi i mandateve të deputetëve vjen 24 orë pasi 400 policë serbë në veri dhanë dorëheqjen nga Policia e Kosovës. Gjithashtu njoftohet se ditën e sotme ata kanë dorëzuar edhe uniformat dhe armët e shërbimit.

 

Lëvizja për braktisjen e institucuioneve erdhi pasi qeveria e Kosovës vendosi të lëshojë fletë-qortime për automjetet me targa të pakonvertuara në RKS.

 

Përfaqësusessit e serbëve të Kosovës kanë vendosur si kusht për rikthimin e tyre në institucione formimin e Asosacionit si dhe heqjen e vendimit për targat.

 

Ndërkohë nga Beogradi ka reaguar edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç i cili e ka cilësuar lëvizjen e serbëve si ndryshim të madh politik.

 

ALEKSANDËR VUÇIÇ

 

PRESIDENTI SERB

 

Është e rëndësishme që ne të sillemi me përgjegjësi dhe seriozitet. Po flasim për ndryshime të mëdha politike, pothuajse tektonike. Pas 10 vjetësh, serbët morën vendim për largim nga institucionet e Prishtinës. Për ne është e rëndësishme të ruajmë paqen dhe stabilitetin. Ky ishte një vendim autonom i popullit serb.

 

Vuçiç shtoi se ai kishte marrë garanci nga një përfaqësues amerikan dhe një evropian se pasi të hiqeshin barrikadat në Veri vendimi për targat do të shtyhej gjë që nuk ndodhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *