Të gjitha akset nacionale të qarkut të Korçës janë të kalueshme dhe qarkullimi kryhet normalisht, me përjashtim të aksit Boboshticë- Dardhë ku qarkullimi duhet të kryhet me zinxhirë.

 

27 mjete borëpastruese të firmave kontraktore kanë qenë në terren për pastrimin dhe kriposjen e këtyre akseve për shkak të ngricave që kanë përfshirë të gjithë qarkun që nga orët e para të mëngjesit të sotëm.

 

E rëndë paraqitet situata në zonat e thella malore të të gjithë qarkut juglindor, pasi fshatra të njësive administrative Dardhas, Velçan, Trebinjë e Proptisht në Pogradec janë të bllokuara.

 

Po ashtu e fshatra të njësive Lekas e Vithkuq në Korçë, si dhe shumë fshatra të Kolonjës, Devolli i Sipërm dhe zona e Gorës e Moglicës në Maliq janë të bllokuara ose me vështirësi të shumta për të qarkulluar.

 

Energjia elektrike ka munguar në disa fshatra të fushës së Korçës dhe në zonat e thella. Problematike janë trotuarët dhe rrugët me kalldrëm në Korçë, por edhe rrugët e trotuarët e qyteteve Pogradec, Ersekë dhe Bilisht e Maliq, ku sipas prefektit të Korçës Dhori Spirollari nuk është bërë aq sa duhet nga ana e pushtetit vendor për ti pastruar e kriposur.

 

Mësimi nuk është zhvilluar edhe ditën e sotme në të gjithë qarkun për shkak të rreshjeve të borës e temperaturave të ulëta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *