Subscribe

Shqipëria mbyll kapitullin “kualifikim” ne kampionatin botëror Rusi 2018, pas humbjes 2-0 ndaj Italisë ne Palermo. Skuadra e De Biasit megjithe mundësitë matematike, nuk ka asnjë shans real, për te kapur vendin e dyte. Per momentin pas 5 ndeshjeve ne grup, ndodhemi ne vendin e 4 me 6 pike me dy fitore dhe tre humbje. Spanja kryeson grupin pas fitores ne Estadio el Molinon ne Gijon kundër Izraelit me rezultatin 4-1. Ka çelur serine e golave David Silva ne minutën e 13 te ndeshjes.

 

Vitolo dyfishon shifrat ne te 45. Ndërsa ne pjesën e dyte ne te 51 është radha e Diego Kostes te plotësojë treshen e golashënuesve qe vijnë nga Premier Liga angleze. Lior Rafaelov shkurton diferencat ne minutën e 76, por Isko shënon golin e katërt dhe vulos rezultatin e takimit. Spanja dhe Italia kane te dyja nga 13 pike ne grupin G ndërsa Izraeli është i treti me 9 pike tre me shume se Shqipëria qe ndiqet nga Maqedonia qe mori trepikëshin e pare ne transferten e Lihtenshtajnit.

 

Fqinjët tane fituan 0-3 me dy gola te Nestoriovskit dhe nje te Nikolov. Ndeshjet e radhes ne këtë grup janë me 11 qershor kur Shqipëria udhëton ne Izrael, Spanja ne Maqedoni dhe Italia pret Lihtenshtajnin. Ajo qe na intereson është çdo pike e mbledhur per te patur nje pozicionim sa me te larte ne vazot e shortit te Europianit, ndërkohë qe për t’u pare është edhe nëse Uefa do te vendose gjobe apo do te dënoje federatën tone per te luajtur pa tifozë, per shkak te sjelljes se tyre ne stadiumin e Palermos, ku u ndërpre ndeshja për 10 minuta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *