Ambasada e SHBA në vendin tonë, ju ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që jetojnë në Tiranë që të tergojnë kujdes ditën e dielë, ditë në cilën opozita shqiptare do të zhvillojë protestën e radhës.
Përmes një njoftimi ambasada paralajmëron se zonat e protestës mund të zgjerohen në të gjithë Tiranën dhe situata mund të përshkallëzojë.
Ambasada bën thirrje shtetasve amerikanë të shmangin këtë aktivitet dhe të tregojnë kujdes për rrethinën e tyre.
Njoftimi i Ambasadës amerikane në Tiranë:
Vendndodhja: Në të gjithë Tiranën; Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” midis Sheshit Skënderbej dhe Sheshit Nënë Tereza
Data/Orari: E diel, 22 mars 2026, ora 18:00
Ngjarja: Një protestë pritet të zhvillohet të dielën, më 22 mars 2026, në orën 18:00. Protestuesit planifikojnë të mblidhen pranë godinës së Kryeministrisë, e cila ndodhet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mes Sheshit Nënë Tereza dhe Sheshit Skënderbej. Protesta mund të shtrihet edhe në zonat përreth. Pritet shtim i prezencës policore, mbyllje rrugësh dhe bllokime të trafikut në orët para dhe gjatë zhvillimit të protestës. Personelit të Ambasadës së SHBA-së i është rekomanduar të shmangë pjesëmarrjen në këtë aktivitet. Ndiqni mediat lokale dhe udhëzimet e autoriteteve ligjzbatuese për informacionet më të fundit.
Ndërsa protestat dhe grumbullimet e mëdha shpesh nisin në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt. Protesta mund të zgjerohet në rrugët përreth dhe pranë institucioneve qeveritare, duke shkaktuar devijime trafiku dhe bllokime rrugësh. Rekomandimi i përgjithshëm është të shmangen zonat e protestës. Nëse ndodheni në qytet, qëndroni vigjilentë dhe jepni përparësi sigurisë personale. Forconi masat tuaja të sigurisë duke ndjekur këto këshilla:
Veprimet që duhen ndërmarrë:
Qytetarëve amerikanë u rekomandohet të shmangin këtë aktivitet
Tregoni kujdes për rrethinën tuaj
Kufizoni shpërqendrimet si telefonat apo kufjet në ambiente publik
Ndiqni mediat lokale
Keni gjithmonë një plan emergjence ose dalje alternative
Mbani profil të ulët





