Subscribe

Këtë pamje ofron lokali në qendër te fshatit Beragozhd, një dite pas ngjarjes së rënde me 30 të plagosur, gjashte prej te cilëve në gjendje të rëndë. Tavolina, karrige të djegura, dritare të flakura poshtë ndërtesës, këpuce që janë akoma ne lokal. Ende nëpër tavolina janë gotat, shishet e pijeve të konsumuara nga klientët që gjendeshin në lokal në momentin e shpërthimit të bombulës. Luan Muçka xhaxhai i pronarit te lokalit të arrestuar tashmë, tregon tmerrin qe kanë përjetuar pas shpërthimit dhe ndihmës qe ju ka dhënë bashkë më të tjerë, të plagosurve që kërkonin ndihme. Pranë lokalit janë grumbulluar banorë të fshatit, por dhe të tjerë të ardhur tek te afërmit të cilët u plagosën një ditë më parë. Fshati Beragozhde është një nga fshatrat më të vjetër në të gjithë qarkun dhe ndodhet 15 km larg nga qyteti i Pogradecit dhe 45 km larg nga Korça. Dikur i vetmi burim të ardhurash për këta banorë ishte puna në minierë, tashme të mbyllura. Sot edhe ato pak të ardhura i sigurojnë nga emigracioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *