Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjegjës ndaj Emergjencave në AKMC, në Ministrinë e Mbrojtjes, Robert Hysenllari, informon sot mbi situatën e zjarreve në vend gjatë 24 orëve.

 

Ai thekson se sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra zjarri. Nga të cilat janë shuar 20 vatra zjarri dhe janë aktive 7 vatra zjarri.

 

“Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në: fshatin Jaran, Bashkia Malësi e Madhe; fshatin Mjedë; në fshatin Vig; në fshatin Melgushë dhe në fshatin Bushat, Bashkia Vau Dejës; në fshatin Beltojë, Bashkia Shkodër; fshatin Sumaj, Bashkia Dibër; në fshatin Bërdicë, Bashkia Shkodër, në fshatin Borizanë dhe në lagjen Kasme, Bashkia Krujë; në fshatin Dhivër, Bashkia Finiq; në fshatin Romës, Bashkia Selenicë; në fshatin Nartë, Bashkia Vlorë; në fshatin Peshtan, Bashkia Poliçan; në fshatin Gorican, Bashkia Dimal; në fshatin Marikaj, Bashkia Vorë; në fshatin Lekaj, Bashkia Rrogozhinë; në fshatin Vidhan, Bashkia Gramsh; në fshatin Eskaj dhe në fshatin Rrapez, Bashkia Lushnjë”- shprehet ai.

 

Hysenllari thekson se, “në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 411 forca operacionale te Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, Shërbimi Pyjor, forca vullnetare, 31 mjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter Cougar, i cili ka operuar në vendin e quajtur “Liqeni i Zi German”, Bashkia Mat dhe në fshatin Shetaj, bashkia Durrës”.

 

“Aktualisht janë aktive vatrat në: njësinë administrative Postribë, Bashkia Shkodër, me gjithë ndërhyrjen e bërë nga forcat operacionale për ditën e djeshme dhe gjatë natës nuk u bë e mundur shuarja e kësaj vatre zjarri. Janë angazhuar gjatë ditës së sotme forcat e pushtetit vendor të mbështetur edhe nga 30 forca të FA. Në Malin e Zorgjit, njësia administrative Shalës, sipër fshatit Nderlysa, Bashkia Shkodër. Aktualisht po vijon puna nga Forcat e Pushtetit Vendor për izolimin e kësaj vatre zjarri. Në vendin e quajtur “Liqeni i Zi, në fshatin German, Bashkia Mat”– tha ai.

 

Hysenllari shtoi se, “gjatë ditës së djeshme kanë punuar forca nga toka dhe nga ajri, të cilët kanë mundur të bëjnë izolimin e vatrave të zjarrit, operacioni vazhdon nën drejtimin e Bashkisë Mat, e mbështetur me 50 forca nga FA-ja”.

 

 

“Në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, gjatë ditës së djeshme vatra u riaktivizua dhe si pasojë e erës së fortë është përhapur në mënyrë të pakontrolluar duke vënë në rrezik banesat dhe bizneset në vijën bregdetare. Menjëherë është realizuar ndërhyrja nga ajri për të normalizuar situatën, në mënyrë që të vijohej puna nga toka. Ditën e sotme kanë vijuar punën forcat e bashkisë Durrës dhe FA-ja për shuarjen përfundimtare të vatrave të zjarrit. Në fshatin Mukaj, bashkia Krujë, gjatë mbrëmjes së djeshme deri në orët e para të mëngjesit shërbimi MZSH, i bashkisë Krujë, ka punuar për shuarjen e zjarrit së bashku me vullnetarë, forca të shërbimit pyjor, sektorët e emergjencave dhe ADZM-ja. Zjarri ka përfshirë gjithë sipërfaqen e kodrës dhe ditën e sotme intensiteti i vatrës është shumë i ulët dhe po punojnë për shuarjen përfundimtare. Në fshatin Dragobi, bashkia Tropojë, zjarri i rënë në një sipërfaqe malore me pemë ahu vijon të digjet me intensitet të ulët brenda vatrave të saj. Ditën e sotme kanë filluar punën për izolimin e vatrave aktive nga Forcat e Bashkisë dhe ADZM-ja. Në fshatin Skuraj, bashkia Kurbin, zjarri pati një përhapje te menjëhershme i ndihmuar dhe nga era duke rrezikuar tri banesa. Forcat zjarrfikëse, forcat e Bashkisë Kurbin dhe vullnetare u vunë ne mbrojtje të banesave duke larguar rrezikun për djegien e tyre. Puna ka vijuar gjatë gjithë natës nga bashkia Kurbin. Operacioni vazhdon”– tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.