Irani e ka cilësuar si armiqësor dhe provokues propozimin evropian për të krijuar një flotilje që shoqëron çisternat e naftës në Gjirin e Hormuzit.

 

Autoritetet iraniane shprehen se një masë e tillë do të shkallëzojë më tej situatën tashmë të tensionuar në Gjirin Persik. Situata është mjaft e ngarkuar, pasi Irani po mban një qëndrim gjithnjë e më agresiv në Gjirin e Hormuzit, një korridor i rëndësishëm global i transportit detar.

 

Pasi forca speciale iraniane këtë muaj morën nën kontroll një çisternë që lundronte nën flamurin britanik, Londra reagoi duke bërë thirrje për bashkëpunim mes evropianëve për të mbrojtur mjetet e lundrimit. Edhe Shtetet e Bashkuara kanë propozuar masa të ngjashme gjatë javëve të fundit. Qëndrimet armiqësore të autoriteteve në Teheran kanë nxitur reagime edhe të komuniteteve emigrante iraniane.

 

Një grup iranianësh që jetojnë në Britani u tubuan në qendër të Londrës të shtunën me thirrjet për sanksione më të rrepta ndaj Iranit. Doëlat Noërouzi është përfaqësuese e Këshillit Kombëtar të Rezistencës Iraniane.

 

Përmes një deklerate grupi iranian i kërkoi qeverisë britanike që të cilësojnë Rojën Revolucionare Iraniane, Ministrinë Iraniane të Zbulimit dhe udhëheqësin suprem Ali Khamenei si subjekte terroriste. Mattheë Offord është ligjvënës konservator britanik.

 

Tensionet janë shtuar ndërsa Irani është bërë gjithnjë e më agresiv në Ngushticën e Hormuzit, një korridor i rëndësishëm për transportin globaldetar që kalon pranë ujërave territoriale të Iranit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *