Kur duket se kapacitetet e spitaleve Covid po ezaurohen, autoritetet shëndetësore thonë se po shtojnë personelin shëndetësor për të përballuar fluksin e  punës në spitalin Shefqet Ndroqi, aty ku po trajtohen pacientë të infektuar më Covid-19 por edhe me probleme të theksuara të rrugëve respiratore.

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE

“Një pjesë e juaj, pra e armatës së re të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë edhe një pjesë e infermierëve të cilët kanë qenë në misionin e parë të dërguar në Itali dhe kanë marrë aty eksperiencën e nevojshme, eksperiencë e cila patjetër do të transmetohet tashmë në këtë spital. Janë 50 infermierë që i shtohen spitalit COVID2”

Qeveria pret qe situate ne sezonin vjeshtë – dimër të bëhet më e vështirë, ndaj po bëhen gati masa shtesë.

“Qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht për të gjithë mbështetjen për personelin mjekësor, për të fuqizuar kapacitetet tona spitalore, qoftë spitaleve aktuale, qoftë spitaleve të cilat projektohen për t’i shërbyer pacientëve me Covid përgjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit”

119 pacientë po trajtohen në spitalin Infektiv dhe Shefqet Ndroqi, ndërsa Ministria thotë se skenari i hapjes së Covid 3 dhe 4 është gati për çdo situatë emergjente të shkaktuar nga sars Covid 2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *