Emigrantet qe po qëndrojnë ne kampe ne vendet e Ballkanit me shpresën per t’iu drejtuar perëndimit po perballen me kushte te vështira. Moti i keq dhe temperaturat e ulëta qe arrijnë ne minus 11 grade celsius, rrezikojnë shëndetin e tyre dhe numri i te prekurve nga sëmundjet ne rrugët e frymëmarrjes sa vjen e rritet. Ne ndihme te tyre jane punonjësit e organizatave si mjeke pa kufij apo Kurpusi Ndërkombëtar Mjekësor, qe kane konstatuar se shumica e refugjateve vuajnë nga bronkiti dhe gripi. Një pjese e emigranteve refuzojnë te marrin mjekim. Situate e veshtire paraqitet ne kufirin mes Serbisë dhe Maqedonisë dhe ne Kroaci. Ne qytetin serb Sid kontrollet shëndetësore kryhen ne nje klinike ne stacionin e trenit, ku përveç asistencës mjekësore, shpërndahen veshje dhe ushqime per refugjatet.
Përveç gjendjes fizike, mjeket konstatojnë edhe probleme psikologjike. Per shumicën e familjeve me fëmije, udhëtimi drejt Europes konsiderohet si udhëtim drejt vdekjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *