Vendi
Situata e prurjeve në HEC-e

Shkarkimet nga HEC-et e Ulzës dhe Shkopetit gjatë së mërkurës janë në kuota të larta. Autoritet flasin për 2300 metër kub ujë në sekondë, gjë e cila vijon të sjellë rritjen e prurjeve në lumin Mat. Rritje ka edhe në lumin Drin, i cili përshkon mespërmes qytetin e Lezhës. Shkarkime ka edhe ne hidrocentralin e Fierzës. Kuotat kane arritur ne nivelin maksimal. Sipas KESH, situata është nën kontroll dhe prurjet aktuale po shfrytëzohen maksimalisht për prodhim energjie përmes shfrytëzimit te plote të kapaciteteve gjeneruese.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




