Subscribe

Presidenti i Republikës, Ilir Meta pas përplasjeve për shpërndarjen e Parlamentit ka bërë lëvizjen e radhës, ka ftuar liderin e opozitës së bashkuar Lulzim Basha bashkë me aleatët e tjerë në një takim.

 

Informacionet bëjnë me dije se kreu i shtetit u ka dërguar një letër 9 partive që u larguan nga Parlamenti, të cilave u kërkon takim urgjent për “situatën dramatike” që është krijuar në vend.

 

 “I nderuar zoti Basha, nisur nga situata dramatike në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të paparashikueshme ju ftoj juve dhe të gjitha kryetarëve të Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejtë, mundësisht përpara ditës së mërkurë, datë 20.11.2019”, thuhet në letrën e Presidentit meta drejtuar përfaqësuesve të opozitës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *