E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Situata alarmante nga mbetjet

Shqipëria prodhon rreth 1 milion ton mbetje urbane çdo vit, por fondet që përdoren për trajtimin e tyre janë më pak se gjysma e nevojshme. I ftuar në emisionin Kapital në Vizion Plus Edlir Vokopola, ekspert pranë Institutit për Kërkime Urbane, tha se Shqipëria renditet në nivelin  e vendeve të pazhvilluara përsa i përket trajtimit të mbetjeve urbane.

 

Sipas Vokoplës gjendja e landfilleve në vendin tonë është e rëndë dhe në të gjithë territorin vetëm dy prej tyre plotësojë standardet.

 

Vopkola thotë se një pjesë e mbetjeve hidhen neper përrenj, lumenj e kudo dhe jashtë çdo kontrolli, kryesisht ne zonat rurale te Shqipërisë. Polemikat mbeten te ndezura lidhur me raportin qe duhet vendosur midis groposjes, riciklimit apo djegies se mbetjeve. Qeveria parashikon ndërtimin e 2 inceneratoreve ne Fier dhe ne Tirane, te cilët kundërshtohen nga ambientalistet.

Më shumë video

Reklamë