Subscribe

Qe nga muaji prill i vitit 2015, ka hyre ne fuqi sistemi me pike i patentës. Por shoferet janë pak ose aspak te njohur me këtë praktike. I tille është dhe nje qytetar, i cili thotë se nuk ka dijeni se ku dhe se si behet verifikimi i pikëve. Ne fakt janë te shumte njerëzit, te cilët kane mungese informacioni. Policia Rrugore si dhe Drejtoria e Shërbimit te Transportit Rrugor, sqarojnë se ky sistem funksionon. Qe nga koha e aplikimit e deri me sot, te dhënat flasin per 16 mije drejtues mjetesh, qe u janë hequr piket. Por qe te njihesh me piket qe te hiqen, nga 20 qe ka ne total çdo shofer, ne rast shkeljesh, duhet te kesh njohuri te mira kompjuterike. Ata qe punojnë ne administratën shtetërore, e kane me te lehte, pasi hyjnë ne portalin “www.e-Gavormant.com” dhe mund te kryejnë verifikimet. Ndërsa te tjerët duhet detyrimisht te trokasin ne zyrat e Policisë Rrugore ose te Drejtorisë se Shërbimit te Transportit. Por ligji detyron nëpunësit qe te informojnë shkelësit përmes rrugëve elektronike, dhe me shkrese zyrtare. Megjithatë, deri me sot, ky rregull nuk zbatohet. Aq me shume bie ne sy ky fakt kur shkelës janë qytetare qe nuk dine te përdorin kompjuterin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *