Ky është 22-vjeçari Jaber Albakr nga Siria, ndaj te cilit eshte lëshuar nje urdherarresti ndërkombëtar nga autoritetet gjermane. Prej disa orësh ai po kerkohet nga policia e qytetit Chemnitz, pasi kishte planifikuar te kryente nje sulm terrorist me bombe. Sipas mediave gjermane, ne shënjestër te sulmit ishte nje aeroport. Agjentet rrethuan apartamentin ku ai fshihej dhe hapen derën me shpërthim te kontrolluar, por siriani kishte mundur te largohej. Gjate kontrolleve ne shtëpi u gjet nje sasi eksplozivi. Lagjja ku ndodhej apartamenti u evakuua dhe u rrethua. Alarmi per sulmin ishte dhënë nga shërbimet sekrete dhe me pas forcat speciale rrethuan zonen e nisen operacionin per kapjen e sirianit. Nuk dihet se prej sa kohesh ai ndodhej ne Gjermani, por besohet se ka lidhje me Shtetin Islamik. Dy persona u arrestuan ne stacionin e trenit te qytetit dhe nje i trete ne qender, pasi mund te kene pasur kontakte me te dyshuarin. Gjermania eshte përballur me disa sulme muajt e fundit dhe masat e sigurisë jane te larta.