Subscribe

Mëngjesin e së enjtes 16 sirianët e kapur një ditë më parë në Kapshticë janë nisur drejt kryeqytetit, ku do të qëndrojnë disa ditë, deri sa të kthen në Greqi. Ata pritet të vendosen në qendrën e azilantëve në Babrru ose në kampin për shtetasit e huaj që hyjnë në mënyrë të parregullt në kufi, pranë Vorës. Policia ndërkohë ka zbardhur rrugën e ndjekur nga sirianët. Ata janë larguar nga kampi në Idomeni, për shkak të një konflikti që kanë pasur me një tjetër familje. Gjashtëmbëdhjetë vetë, mes të cilëve dhe një fëmijë, u nisën drejt Selanikut. Në stacionin e trenit ata morën taksi, duke i kërkuar t’i çonte rrugës drejt Serbisë. Por shoferët i transportuan deri në Follorinë e më pas i kanë mashtruar, duke i orientuar te ndiqnin rrugën përmes maleve. Për shkak se udhëtuan orë të tëra në këmbë tre prej emigrantëve patën probleme shëndetësore. Burime nga policia bëjnë me dije se refugjatët sirianë kanë refuzuar azilin në Shqipëri.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *