Sirianet hyjnë ne territorin shqiptar. Policia e ka ndaluar këtë te mërkure 16 emigrante në aferës të Piramidës 24 dhe 25 te Bilishtit. Pjesa më e madhe e tyre ishin gra dhe fëmijë. Menjëherë pasi u morën në pyetje, ata pohuan se janë anëtarë të së njëjtës familje dhe se kishin ardhur deri në fshatin e fundit grek me taksi. Gjithashtu gjatë kontrollit që iu bë të ndaluarve, nuk iu gjet guidë më vete dhe sende të tjera. Oficerët e kufirit dyshojnë se sirianët u sollën deri në fshatin grek dhe më pas kanë pasur një udhërrëfyes shqiptar, i cili i njeh mirë shtigjet e vijës kufitare të Kapshticës. Po sipas bluve, mendohet që personi që i ka ndihmuar të jetë banor i një prej fshatrave kufitar, pasi ai, sapo ka parë patrullën e policisë u largua. Te ndaluarit u sistemuan në stacionin e policisë kufitare në Kapshticë dhe u vizituan nga një grup mjekësh të spitalit të Bilishtit.
Sirianët hyjnë në Shqipëri





