Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
23 January 2026
Vizion fokus

Ivanka Trump i tregon botës Zvërnecin dhe bregdetin e...

Tafani: Opozita duhet të kuptojë që është në Parlament

Protestat, Hitaj: PD ka rënë peng i vetvetes

Juristi: Drejtësia shqiptare nuk pasqyron cilësinë për të cilën...

Hitaj: SPAK të hetojë gjyqtarët dhe prokurorët që dalin...

VIDEO/ Pas Vlorës, Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet...

A duhej pezulluar zv.kryeministrja? Juristi: Jo, Kushtetuta thotë se...

Tafani: Ja pyetja që nuk u ngrit në Kuvend...

A e ka Shqipëria mundësinë të paguajë faturën financiare...

Hitaj: Shqipëria bëri mirë që zgjodhi SHBA-të, pa i...

Siria shënon njëvjetorin e rrëzimit nga pushteti të sundimtarit Bashar al-Assad

8 Dhjetor 11:39

Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, u bëri thirrje sirianëve që të punojnë së bashku për rindërtimin e shtetit të tyre, teksa shënojnë njëvjetorin e rrëzimit nga pushteti të sundimtarit Bashar al-Assad.

Aleanca e udhëhequr nga islamistët e Sharas nisi një ofensivë në fund të nëntorit të vitit të kaluar, duke marrë kryeqytetin sirian, Damask më 8 dhjetor pas pothuajse 14 vjetësh luftë dhe duke i dhënë fund sundimit mbi pesëdekadësh të familjes Assad.

Pas lutjeve të mëngjesit në Xhaminë Umajad në Damask, Sharaa “lavdëroi sakrificat dhe heroizmin e luftëtarëve” që hynë në Damask, sipas një njoftimi të lëshuar nga Presidenca.

“Faza aktuale kërkon bashkimin e përpjekjeve nga të gjithë qytetarët për të ndërtuar një Siri të fortë, për të konsoliduar stabilitetin e saj, për të mbrojtur sovranitetin e saj dhe për të pasur një të ardhme që i përket sakrificave të popullit të saj”, tha Sharaa, i veshur me uniformë ushtarake, ashtu siç kishte bërë kur hyri në kryeqytet një vit më parë.

Qytetarët sirianë që nga fundi i nëntorit kanë shënuar përvjetorin e parë që nga fillimi i ofensivës, me festime që kulmuan të hënën në ngjarje në Damask, përfshirë një paradë ushtarake dhe një fjalim të planifikuar nga Sharaa.

Sharaa, i cili është shkëputur nga e kaluara e tij xhihadiste, ka arritur të rivendosë statusin ndërkombëtar të Sirisë dhe ka arritur që të ketë lehtësim të sanksioneve për shtetin e tij.

Por, ai po përballet me sfida të mëdha në garantimin e sigurisë, rindërtimin e institucioneve të shkatërruara, rikthimin e besimit të sirianëve dhe ruajtjen e unitetit të shtetit të tij.

Përplasjet sektare në bastionet e minoriteteve alavite dhe druze të vendit, së bashku me operacionet e vazhdueshme ushtarake izraelite, e kanë lëkundur tranzicionin e brishtë të Sirisë.

Përmes një deklarate, sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se “ajo që qëndron përpara është shumë më tepër se një tranzicion politik, është mundësia për të rindërtuar komunitete e shkatërruara dhe për të shëruar ndarjet e thella”.

“Është një mundësi për të krijuar një komb ku çdo sirian, pa marrë parasysh etninë, fenë, gjininë ose përkatësinë politike, mund të jetojë në siguri, me barazi dhe me dinjitet”, tha ai, duke bërë thirrje për mbështetje nëdrkombëtare.

Të shtunën, një udhëheqës i shquar shpirtëror i alavitëve në Siri u bëri thirrje anëtarëve të këtij minoriteti fetar, ku bën pjesë edhe familja Assad, që të bojkotojnë festimet si shenjë proteste kundër autoriteteve të reja “shtypëse”.

Po ashtu të shtunën, administrata kurde që kontrollon pjesë të mëdha të verilindjes së Sirisë njoftoi një ndalim të tubimeve dhe ngjarjeve publike për të dielën dhe të hënën, duke u thirrur në arsye sigurie.

Sipas një marrëveshjeje të marsit, administrata kurde pritet të integrojë institucionet e saj në qeverinë qendrore deri në fund të vitit, por përparimi në këtë drejtim ka ngecur.

Udhëheqësi kurd, Mazloum Abdi, në një postim në X të dielën, rikonfirmoi angazhimin e kurdëve ndaj marrëveshjes, duke thënë se ajo është baza “për ndërtimin e një Siri demokratike, të decentralizuar… e forcuar nga vlerat e lirisë, drejtësisë dhe barazisë”./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Bashar Al Asad Siria

Nga e njëjta kategori

Ivanka Trump i tregon botës Zvërnecin dhe bregdetin e Vlorës, me “Luleborë” në sfond

më shumë...

Moti sot! Kushte të paqëndrueshme atmosferike, sa zbresin temperaturat

më shumë...

Tafani: Opozita duhet të kuptojë që është në Parlament

më shumë...

Protestat, Hitaj: PD ka rënë peng i vetvetes

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Porkito
Zenith Travel

Minute pas minute

8:26

Ivanka Trump i tregon botës Zvërnecin dhe...

8:13

Moti sot! Kushte të paqëndrueshme atmosferike, sa...

11:10

Tafani: Opozita duhet të kuptojë që është...

11:06

Protestat, Hitaj: PD ka rënë peng i...

10:49

Juristi: Drejtësia shqiptare nuk pasqyron cilësinë për...

10:36

Hitaj: SPAK të hetojë gjyqtarët dhe prokurorët...

10:27

VIDEO/ Pas Vlorës, Ivanka Trump shkon në...

10:00

A duhej pezulluar zv.kryeministrja? Juristi: Jo, Kushtetuta...

9:54

Tafani: Ja pyetja që nuk u ngrit...

9:43

A e ka Shqipëria mundësinë të paguajë...

9:38

Hitaj: Shqipëria bëri mirë që zgjodhi SHBA-të,...

9:29

Investimet amerikane në Sazan, Yzeiraj: Vlera të...

9:28

Debatet për Bordin e Paqes, Stringa: Ishin...

9:22

Tafani: Vizita e Ivankës në Shqipëri në...

9:18

Mungesa e Ramës në Davos, Hitaj: Arsyeja...

8:36

EMRI/ 20-vjeçari shqiptar humb jetën në një...

8:26

Bordi i Paqes, Mërtiri: Rama nuk shkon...

8:07

Vuçiç kundër Bordit të Paqes: Po krijon...

7:26

Mos i konsumoni kurrë, 4 ushqime që...

7:16

Pse të porsalindurit nuk kanë lot ose...

Më të klikuarat

  • Lëvizje të fuqishme planetare, Meri Gjini zbulon çfarë i pre...
  • Investimet amerikane në ishullin e Sazanit, Berisha: E mbësh...
  • “Balluku”, Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim, ja qëndr...
  • EMRI/ 20-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident tragjik...
  • “Do i jepja Sazanin Berlusconit”, Balla i përgjigjet Berishë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.