Edhe pse Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi në mënyrë unanime një rezolutë një armëpushim 30-ditor në Siri, qeveria siriane nuk i ka ndalur sulmet ajrore dhe tokësore.

 

Të paktën 22 civilë u vrarë nga bombardimet ndaj grupeve rebele, sulme që mbështeten nga forcat ruse në Gutan lindore pranë Damaskut.

 

Qindra njerëz përfshirë dhe të paktën 121 fëmijë janë vrarë javën e fundit nga shpërthimet në ketë zonë.

 

Vendimi i OKB për armëpushimin 30 ditor do të lejonte dërgimin e ndihmave dhe për të kryer evakuime mjekësore nga Guta Lindore.

 

Sekretari i Përgjithshëm i OKB Antonio Guterres tha se Guta lindore është shndërruar ne një “ferr mbi tokë”.

 

Gjermania dhe Franca i bënë thirrje Rusisë që të ushtrojë presion mbi qeverinë siriane për të respektuar armëpushimin. Por qeveria siriane thotë se po lufton kundër terroristëve.

 

Ndërsa Irani, i cili si Rusia vazhdon të jetë një mbështetës i rëndësishëm i Asadit, tha se do të respektojnë armëpushimin, por do të vazhdojë operacionet në disa pjesë në periferi të Damaskut të cilat kontrollohen nga terroristët e frontit Al Nusra dhe grupe të tjera.

 

Guta lindore është zona e fundit e kontrolluar nga rebelët që prej vitit 2013, ndaj dhe marrja e saj do të ishte një fitore e madhe për regjimin e Bashar Al Asad.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *