Subscribe

Një shqiptar është vlerësuar si sipërmarrësi më i mirë për vitin 2023 në Zvicër. Kristian Kabashi i ftuar në “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, ka rrëfyer se si ka arritur të korrë suksesin.

I lindur më Gjermani por me prindër nga Kosova, Kristian Kabashi një i ri shumë i apasionuar pas teknologjisë, është vlerësuar në Zvicër si sipërmarrësi më i suksesshëm.

I pyetur nga moderatorja Brikena Prifti se si arriti t’i kapë “majat”. Kabashi tha vetëm, falë punës së fortë.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Nga zeroja në një sukses, si e she veten në këto vite?

Kristian Kabashi: Unë besoj se është më e vështirë të ndërtosh diçka, në Shqipëri apo në Kosovë. Në diasporë nëse punon është më e lehtë

Brikena Prifti: Ka më shumë meritokraci?

Kristian Kabashi: Është e varur nga shteti, në SHBA sa punon aq merr.

Brikena Prifti: Në Zvicër ka ndikim marrëdhënia me njerëzit?

Kristian Kabashi: Suksesi ka ardhur pika pika, të cilat mblidhen të gjitha bashkë pastaj shiheh.

Brikena Prifti: Jashtë vendit mundësitë janë më të mëdha, por ka qenë e vështirë të integrohesh?

Kristian Kabashi: Në Gjermani nuk kam patur aq shumë sa kam patur në Zvicër, atje nuk i kanë qef shumë as shqiptarët e as gjermanët. Unë e kam emrin Kristian e kam patur pak më të lehtë.

Brikena Prifti: Cili është vendi që të ka mësuar më shumë.

Kristian Kabashi: Amerika nga ana e punës, pasi aty kur je duke punuar me njerëz që duan të ecin para, edhe ty të çojnë përpara.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *