Subscribe

Kyedemokrati Lulzim Basha vijon takimet me biznesin. Këtë të enjte, lideri demokrat ka shkuar në Durrës, ku është takuar me një sipërmarrës, i cili tregoi problematikat me të cilat përballen. Ky i fundit tha para Bashës se kostot po rriten çdo ditë dhe se ata nuk kanë para për të rritur pagat e punëtorëve, ndërsa shtoi se qeveria nuk i ka mbështetur dhe ndihmuar në këtë krizë.

“Nga fillimi i pandemisë, të ardhurat kanë rënë me 25% 30%. Ne paguajmë energjinë elektrike më të shtrenjtë në rajon. I gjithë rajoni paguan 5 cent për kilovat, madje disa vende kanë dhe subvencionime për biznesin. Kostot po rriten çdo ditë, nuk kemi para për të rritur pagat e punëtorëve. E keqja është se shteti nuk ka qenë në anën tonë.”

Nga ana tjetër, Basha siguroi se PD ka gati planin për biznesin, çmimin e naftës dhe atë të energjisë. Sipas tij, niveli i taksave do të jetë konkurrues me vendet e rajonit.

“Prioriteti numër 1 është që çmimet tona të karburantit dhe energjisë të jenë të paktën me nivelet e rajonit. Duke ulur taksat, biznesi dhe produkti shqiptar do të jenë më konkurruese në rajon. PD ka gati planin për biznesin, çmimi i naftës, çmimi i energjisë dhe niveli i taksave do të jetë konkurrues me vendet e rajonit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *