Qeveria ka ndërtuar nje kuadër te ri ligjor për te gjithë ata qe sinjalizojnë raste korruptive, ose thënë me thjesht: spiunojnë persona qe bëjnë korrupsion. Ministri i ngarkuar me çështjet kundër korrupsionit Bledi Çuçi sqaron se projekt-ligji per sinjalizuesit synon jo vetëm te forcoje luftën kundër nje fenomeni si korrupsioni, por përpiqet qe te minimizoje abuzimin ne rastet e sinjalizimit, e per këtë arsye nuk është parashikuar shpërblim financiar për ta. Per here te pare, ligji parashikon detyrimin qe çdo subjekt privat, i cili ka me shume se 100 punonjës, duhet te caktoje një njësi përgjegjëse qe shqyrton sinjalizimet. Por ky draft i ri, nuk kaloi pa kritika nga opozita ne Komisionin e Ligjeve. Se pari deputetet demokrate ngritën shqetësimin se qe ne vitin 2006, Shqipëria e ka nje ligj qe rregullon çështjen e denoncimit te korrupsionit dhe qeveria ose mund te kishte amenduar atë ligj ose mund ta kishte shfuqizuar ate, por nuk është e nevojshme te kemi dy ligje per te njëjtën veprimtari. Ndërkohe qe përfaqësuesit e LSI ngritën shqetësimin se si mund te mbrohemi nga sinjalizimet abuzive. Megjithatë seanca e se mërkurës u fokusua vetëm tek pyetjet dhe pritet shqyrtimi ne parim e nen per nen per te pare nëse ky draft do te pësojë ndryshime.
ju jeni të.çmëndur. Putini do të marrë atë që do nga Trump. Evropa do të detyrohet ti shkojë pas Trump e mos të bëjë deklarata idiote si në WEF.