E enjte, 5 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:20 Në vijim ora 01:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 orë më parë
Video · Vendi

Sinjalistikë për monumentet

Duke filluar nga kjo e diele, të gjithë vizitorët vendas ose të huaj që kërkojnë të njihet me vendet historike apo monumentet natyrore të Tiranës do të kenë në dispozicion sinjalistikën e nevojshme me tabelat orientuese dhe shpjeguese. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve te Kulturës dhe siteve arkeologjike, Bashkia e Tiranës ka organizuar në Petrelë aktivitete qe kanë si qëllim promovimin e historisë dhe turizmit. Kryebashkiaku theksoi se Tirana ka trashëgimi te pasur per te cilen te gjithë duhet te jene krenare. Pjesëmarrësit janë ndalur edhe në fshatin e Petrelës ku dhe kanë vizituar tregun e artizanëve dhe kane shijuar kulinarine vendase. Ansambli i Tiranës, si dhe disa grupeve te tjera folklorike nga zonat përreth kane dhëne një koncert me këngë e valle.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë