Subscribe

Prej pak kohësh, rruga kombëtare Rrogozhine – Kapshtice po plotësohet me sinjalistiken e duhur.  Gjatë një inspektimi në Korçe, ministri i transporteve Edmond Haxhinasto pohoi se pas investimi 1 miliardë leke, ky aks do të ketë një sinjalistike te re sipas standardeve evropiane. Por ne nje vëzhgim te bere nga Vizion Plus ne aksin Kapshtice – Korçe, madje deri ne Qafe Thane, rezulton se tabelat e reja te vendosura po dublojnë te vjetrat, madje ato nuk kane asnjë ndryshim.

“Ka vende ku jane te dy tabela vertikale bashke, por ka te tjera qe tregojnë kufizim shpejtësie. Ne njërën nga këto tabela lajmërohen drejtuesit e mjeteve se kufizimi i shpejtësisë eshte 60 km dhe vetëm dhjete metra me poshtë kufizimi është 40 km. Ne te njëjtën vend me dy tabela te njëjta ju behet me dije drejtuesve te mjeteve se po i ofrohen nje qendre banimi, ashtu siç ka te tilla qe lajmërojnë shoferet se jane te detyruar te ndalojnë deri ne ndalim te plote para daljes ne rruge kryesore.”

Të pyetur nga Vizion Plus se pse po hiqen tabelat e rregullta ekzistuese, përfaqësues te Ministrisë se Transporteve thanë se janë zëvendësuar vetëm te vjetrat dhe te dëmtuarat. Por nga vëzhgimi shihet lehte se shume prej objekteve te sinjalistikes janë krejt te rregullta, e ndonjë prej tyre me dëmtime fare te vogla. Ekspertet rrugore vërejnë se dublimi i tabelave krijon konfuzion tek shoferet. Menjëherë pas interesimit të Vizion Plus tek autoriteti rrugor shqiptar, firma qe po kryen punimet ka nxituar te heqë tabelat e vjetra.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *