Subscribe

U desh vdekja tragjike e Dhurata Priftit që Bashkia e Tiranës të ndërhynte. Në vendin ku u shtyp 45 vjeçarja në përpjekje për të shpëtuar fëmijët e saj, kanë nisur punimet për vendosjen e sinjalistikës. Punimet parashikojnë vijëzimin e të gjithë rrugës sinkronizimin e semaforëve, por dhe masat shtesë të barrierave mbrojtëse për kalimtarët. Për policinë ky segment konsiderohet  një njollë e zezë, ndërsa shefi i sigurisë rrugore Skënder Ismaili, thotë se për këtë kryqëzim, Bashkisë i janë dërguar disa shkresa ku i kërkohej të merreshin masa. Në të gjithë akset rrugore në Shqipëri numërohen 150 njolla të zeza, ku risku i aksidenteve është maksimal. Vetëm në Tiranë janë 10 të tilla,  ndërkohë që kjo e bën kryeqytetin një nga zonat urbane me numrin më të lartë të tyre.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *