Ish futbollisti I njohur bardheblu Elvis Sina deklaroi në emisionin “Kampionet” në Vizion Plus se përkundër gjithcka e rëndësishme është që titulli kampion po kthehet ne kryeqytet pavarësisht se po shkon tek rivalet e mëdhenj te Tiranës.

 

“Për mua e rëndësishme është që titulli po vjen në Tiranë, nuk ka rëndësi se kush po e merr Tirana apo Partizani. Këto javë janë në kampionatin shqiptar kanë pasur problematikat e veta, me tifozët apo presidentet, apo edhe elementet e vet positive. Shpresojme që javët e mbetura të kalojnë mirë, të mos ketë problematika, pavarësisht se zëra do ketë fjalë, ka tolerime aty, apo atje.”

 

Duke qëndruar tek klubi ku ai luajti shumë vite dhe fitoi mjaft trofe, Sina I cili aktualisht është zv.trajner i kombëtares U 17 pohoi se Tirana është ende në rrezik.

 

Matematikisht Tirana është në ujëra të rrezikshme. Një fitore me Partizanin do ta qetësonte situatën, por të kuqtë duan titullin ndaj bardhebluve nëse fitojnë në derbi. Gjithcka varet edhe nga ndeshja e Kukësit. Nëse Kukësi humbet në Gjirokastër, ndikon edhe tek ndeshja derbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *