Subscribe

Të përkthesh një vepër në gjuhën shqipe, ose në një gjuhë të huaj është sfidë që e mbart mbi supe përkthyesi, por dhe entet botuese.

Gjuha shqipe është cilësuar shpesh si në rrezik, për shkak të zhvillimit teknologjik, por dhe të huazimeve të pashmangshme. Për kryetarin e shoqatës së përkthyesve, Rexhep Hida, përkthyesit nuk e rrezikojnë aspak gjuhën.

REXHEP HIDA

KRYETAR I SHOQATËS SË PËRKTHYESVE

“gjuha shqipe nuk bën pjesë te gjuhët e riskut, flas nga statistikat botërore, por gjithsesi duhet bërë kujdes, sepse shohim mbytje të gjuhës shqipe nga barbarizmat, nga fjalët e huaja të panevojshme, pasi çdo gjuhë i plotëson kërkesat e veta, duhet pak më shumë kulturë dhe punë. Prandaj përkthimet e bukura ruajnë rol jashtëzakonisht të madh në pasurimin e gjuhës.”

 

Ndonëse përkthimi konsiderohet një formë arti dhe një përkthyes i mirë e afron më tepër autorin me lexuesin, një rol të rëndësishëm luan redaktori.

 

REXHEP HIDA

KRYETAR I SHOQATËS SË PËRKTHYESVE

“shtëpitë botuese dhe shoqata, e cila sapo është krijuar, duhet të bëjnë më shumë pasi shohim që përkthyesit e rinj nuk afrohen për shkak të zhurmave që ka përkthime të dobëta. Por krahas saj duhet të forcojmë më shumë rolin e redaktorit i cili është në krizë për arsye financiare.”

 

Simpoziumi kombëtar për përkthimin, i organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit u mbajt për herë të parë në vendin tonë, teksa prej një viti është hapur dhe një shkollë për të gjithë përkthyesit e rinj, që duan të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *