E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Simone Inzaghi firmos kontratë 2-vjeçare me Inter

Simone Inzagi është zyrtarisht trajneri i ri i Interit për sezonin e ri.

 

Lajmin e publikoi vetë faqja e klubit e cila me anë të një komunikate, njoftoi tifozët zikaltër për zgjedhjen e teknikut.

 

Reklamë

Dy palët kanë rënë dakord për një kontratë 2-vjeçare nga e cila trajneri italian do të përfitojë 4 milion euro në sezon plus një milion euro bonuse.

 

Simon Inzaghi largohet pas 22 vitesh nga Lacio pasi kontributi tek kryeqytetasit fillimisht si futbollist e më pas  si trajner.

 

Këtë sezon, Lazio e drejtuar nga trajneri 45-vjeçar u pozicionua në vendin e gjashtë  me 68 pikë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë