Subscribe

Ndërsa parlamenti i Kosovës ka përfshirë ne rend te ditës se seancës se sotme Projektligjin per kompleksin e Trepçës, Lista Serbe dhe komuniteti i serbeve qe jetojnë ne veri te Kosovës e kane kundërshtuar me force këtë vendim. Kreu i partisë qe është edhe pjese e koalicionit qeverisës ne Kosove, paralajmëroi se kjo force politike, nuk do ta votoje projektligjin.

Slavko Simiç: Ne këmbëngulim te ulemi ne tryezën e bisedimeve per te diskutuar per kete prone dhe nuk pranojmë masa te njëanshme. Ne do te votojmë kundër ligjit ne parlament. Kjo eshte çështje e rëndësishme dhe duhet qe diskutimet te bëhen ne Bruksel.

Ndërkaq, ne nje takim te mbajtur ne Zveçan, ku prej tre ditësh vijojnë protestat kundër projektligjit, krerët vendore te 4 komunave me shumice serbe ne veri te Kosovës kërkuan tërheqjen e tij nga rendi i ditës dhe theksuan se nuk do te zbatojnë asnjë vendim te parlamentit te Kosovës per Trepçën, pasi per kete çështje nuk ka pasur konsultim me përfaqësues te qeverise serbe apo te minatorëve serbe te kompleksit. Ligji do te përcaktoje pronësinë mbi kompleksin dhe funksionimin e tij. Qeveria e Kosovës do te jete pronare e 80 perqind te aksioneve ndërsa punëtoret do te kenë 20 perqind te tyre. Por Beogradi pretendon se Trepça është pasuri e Serbisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *