E premte, 6 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Simfonia e 25-të e Moxart, për herë të parë në TKOB

Vijon rrugëtimi artistik i klasikëve në Teatrin e Operas dhe Baletit. Simfonia e 25-të e Moxart dhe simfonia koncertale e Haydn, do të vijnë për herë të parë në skenën e TKOB. Të interpretuara nga violinisti Fatos Bardulla, Orges Malaj në fagotë dhe Erik Tauzi në oboe ky koncert vjen për herë të parë në këtë formë, ku orkerstra është shoqëruese. Risia që sjell ky cikël në Teatrin e Operës dhe Baletit, janë të ftuarit që ngjiten në skenën shqiptare pas një mungese të gjatë. Ilir Mergjyshi që vjen nga Australia, për të interpretuar mbrëmjen e së premtes klasikët në Opera, është një nga solistët e mbrëmjes. Pas një karriere tanimë të konfirmuar edhe në Australi, ku ai jeton prej rreth 15 vjetësh, Iliri ju fton të shijoni një premierë me të njëjtin art që do ta përcillte çdo skenë koncertale edhe më e mirë në botë.

Më shumë video

Reklamë