E diel, 20 Shtator 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Simeone hakmerret ndaj Ronaldos, Benfica shtang Ajax-in

MANCHESTER, UNITED KINGDOM - MARCH 15: Players of Atletico Madrid celebrates the 0-1 during the UEFA Champions League match between Manchester United v Atletico Madrid at the Old Trafford on March 15, 2022 in Manchester United Kingdom (Photo by David S. Bustamante/Soccrates/Getty Images)

Atletico Madrid dhe Benfica janë dy ekipet e radhës të kualifikuara për në fazën çerekfinale të Champions League. Në duelet e kthimit të fazës së 1/8 të transmetuara në Tring. Spikaste veçanërisht dueli në “Old Traford” mes Manchester United dhe Atletico Madrid, ndeshje e cila rinisi nga barazimi 1 me 1 i takimit të parë në “Wanda Metropolitano”. Me Pogban në stol si zgjedhje teknike, “djajtë e kuq” i besuan Ronaldos që ishte dinamik dhe kërcënim për miqtë, ndërsa për spanjollet Zhoao Feliks, autori i golit në ndeshjen e parë ishte sërish shumë i rrezikshëm. Ndeshje me raste dhe emocione ajo në “Teatrin e ëndrrave”. Elanga nga njëri krah dhe De Pol në anën tjetër krijojnë rastet, por portierët reaguan bukur. Mirëpo goli i madrilenëve nuk vonoi. Dyshja Zhoa Felix dhe Grizman gatuan gjithçka, ndërsa Renan Lodi finalizoi gjithcka. Manchester United e mbyll pjesën e parë me një rast të Bruno Fernandes dhe e nis të dytën me një mundësi tjerë të mirë për Elangen. “Djajtë e kuq” janë agresivë në pjesën e mbetur të ndeshjes, por gjejnë  përballë një super Oblak, ndërsa Atletiko si gjithnjë në kundërsulm mund ta kishte mbyllur në dy momente sfidën. Sidoqoftë miqte  mjaftohen me golin e Lodit për të nxjerre jashtë Manchester United, ndërsa Simeone i gëzohet më në fund një eleminimi kundrejt Ronaldos, pasi ky i fundit i ka shkaktuar jo pak hidhërime në karrierë. Në duelin tjetër, Benfica shtangu Johan Krojf arenën, duke fituar 1 me 0 kundër Ajax e duke gjetur 8 më të mirat e Europës në një kohë që ndeshja e parë ishte mbyllur 2 me 2. Një ndeshje e dominuar në pjesën dërrmuese të kohës nga vendasit, të cilët nuk ishin të aftë që epërsinë ta konkretizonin me gol. Ndërsa portugezet në gjuajtjen e parë në portë shënuan me anë të uruguajanit Darvin Nunes, duke përfituar edhe një gabim i portierit Onana.

Vazhdo të lexosh

Reklamë