Trajneri i kombëtares Silvinjo ka paralajmëruar ndryshime nës ulem për ditën e nesërme me letonënë e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026-të.
Silvinjo tha se në ndeshjene fundit me Gjibraltarin provoi në fushë lojtarët e rinj.
“Mendoj se po flasim për gjëra të ndryshme. Kur mundohesh të shkosh në Botëror, rruga është e vështirë, e dimë shumë mirë, nesër do të jetë një ndeshje kyç, shumë e rëndësishme. Ne dy ditë më parë pamë Letoni-Serbi, ndeshje shumë e vështirë, deri në fund të 90 minutave ishte e hapur. Nuk mund të thuash në futbollin modern që fitohet me 5 apo 6-0. Mund të ndodhë si dje, por jo në futbollin normal, nuk jemi në të njëjtin nivel. Gjithçka është e hapur, duhet të përballemi me skuadra të vështira, fizike, të organizuara. Ata nuk shqetësohen nëse është 0-0 apo 0-1, qëndrojnë në lojë, me goditje standarte janë të rrezikshëm. Golat që kanë shënuar kanë qenë 3 me goditje standarte, janë shtatlartë. Nëse flet për Gjibraltarin dhe miqësoren, është e ndryshme, atmosfera është e ndryshme. Në ekipin kombëtar nuk ke kohë. Duhet të shihja disa lojtarë, Berisha nuk ishte me ne për 6 muaj, por herën e parë si titullar, duhej ta shihja. Duhet të shihja Pajazitin, Kaçurrin, Dajsinanin, Simonin e Shpendin. Pyetini a mund të fitohet 6-0! Pastaj padyshim prisja më shumë në miqësore, por po flasim për gjëra të ndryshme. Jemi përgatitur për nesër, do të jetë e vështirë, por do të jetë një ndeshje kyçe për ne.
Sulmi? E kam thënë 10 ditë më parë, nuk e kisha zgjedhur formacionin, por do të ndryshojmë. Ndoshta në fazën mbrojtëse e sulmuese. Kemi seancën e fundit dhe do të zgjedh formacionin, por do të ndryshojmë”, tha ndër të tjera Silvinjo.





