E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Silva Caka: Shqiptarët po vdesin nëpër spitale, ‘Rilindja’ harxhoi 92 milionë euro për militantët

Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim denoncoi shpenzimet që sipas saj, qeveria harxhon për të punësuar militantët.

Reklamë

Pas demokrates Dhurata Çupi, doli ish-deputetja e LSI, Silva Caka e cila tha se janë shpenzuar 92 milionë euro për këtë çështje.

“60 milionë euro jo vetëm që nuk u kursyen, por u shpenzuan 92 milionë euro për të paguar militantët e Rilindjes, të cilët shkojnë në zyrat e shtetit vetëm për të hartuar baza me të dhënat e qytetarëve e këto të fundit t’i përdorin në zgjedhje, për të keqtrajtuar qytetarët, të cilët enden për të marrë shërbimet që vetë i paguajnë dhe për të rritur shifrat e korrupsionit në nivele alarmante. Pra, dëmi i shkaktuar dhe fitimi i munguar i shqiptarëve, kap shifrën e 152 milionë eurove, me të cilat shqiptarët mund të kishin përfituar shumë shërbime. E meqë jemi në një situatë të vështirë për shkak të pandemisë, pa asnjë dyshim mund të themi se me këto para mund të kishim ndërtuar 3 spitale me standarte të larta, për të përballuar shifrat në rritje të të prekurve nga virusi.”

Silva Caka tha në daljen e saj për mediat se Rilindja ka si filozofi vetëm të grabisë paratë e jo të ofrojë shërbime.

Vazhdo të lexosh

Reklamë