Deputetja e LSI, Silva Caka tha se vettingu në politikë është i nevojshëm për vlerësimin e figurës dhe pasurisë së politikaneve, gjë të cilën sipas saj nuk mund ta bëjnë dy organet e reja BKH dhe SPAK, sic pretendon maxhoranca. Caka, e ftuar në emisionin e mengjesit “7 pa pesë” në Vizion Plus tha se ne politikë ka mjeshtra të vërtete që dinë si ta fshehin pasurinë e tyre. Ajo shtoi se është e palogjikshme që ministra e kryeministri të kenë një pagesë 200 mije lekë të reja dhe vijnë në punë me makina që kushtojnë shumëfish.

 

“Vettingu në politikë duhet pasi përderisa kemi vetting në polici dhe gjyqësor pse të mos kemi vetting dhe në politikë. SPAK dhe BKH nuk do bëjnë vetting por kontroll. Kështu që do bëhet vlerësimi i figurës dhe pasurisë. Pasi kemi shumë mjeshtra në politikë që e fshehin shumë mirë pasurinë e tyre. Shumë deputetë dhe kryeministri ka një rrogë mbi 2 milionë leke të vjetra në muaj por si mund të shkosh në punë me një makinë që kushton shumë më shumë. Prandaj mirë do ishte t’i nënshtrohemi kontrollit të pasurisë dhe të figurës.”

 

Silva Caka shtoi se reforma në drejtësi ka dështuar dhe kjo konfirmon faktin se sot jemi pa Gjykate Kushtuesë dhe pa organe të reja si KLP dhe KLGJ.

 

Për mua reforma në drejtësi ka dështuar ka disa kohë. Unë e kam thënë me kohë jo vetëm si qytetare por edhe si deputete e LSI. Ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, shumë shpejt do bllokohet edhe e Gjykata e Lartë më pas do shtrihet dhe në gjykatat e tjera. Por një situatë e tillë u paralajmërua nga PD por ne vijuam te mendonim se do kishim konsensusin e 22 korrikut. Por mazhoranca abuzoi dhe i bënë ligjet si kishin dëshirë. Nuk është ngritur as KLP as KLGJ. Pra ne jemi me organet e vjetra të drejtësisë. Si mund ta luaj rolin e këtyre organeve KLD. Unë jam e bindur se ngritja e KLGJ dhe KLP do dhe disa vite kohe. Kjo, pasi jemi në kundërshti me atë se çfarë ka thënë ONM dhe organet e tjera ndërkombëtare

 

 

Përfaqësuesja e LSI në kuvend për qarkun e Beratit preku gjatë emisionit “7 pa pesë” edhe një problem tjetër, atë të përzgjedhjes se magjistratëve të rinj.

 

“Ne nuk mund të lejojmë asnjëherë që magjistratët dhe prokurorët të zgjidhen nga një trupë e papërgjegjëshme. Nuk mund të lejojmë këtë KLD që ne e kemi anatemuar deri më tani që të zgjedhë magjisitratët. Ne e kemi dhënë një zgjidhje nëpërmjet z. Luan Rama .Por ajo që është e frikshme është se mazhoranca në projektligjin që ka sjellë në kuvend nuk ka dhënë asnjë afat.”

 

Pyetjes së moderatorës Pranvera Borakaj në lidhje me paketën antimafia të paraqitur se fundmi nga opozita, nëse ishte apo jo një goditje ndaj sipermarrjes së lirë, Silva Caka iu përgjigj:

 

“Goditje për frymën e biznesit ishte ti vendosje tatimin mbi vlerën e shtuar, jo kjo jona. Ajo ishte gjobëvënie. Ne kemi thënë që do sekuestrohen pasuritë e atyre bizneseve që janë ngritur me para të korruptuara. Sic është rasti psh. I tenderit për ndërtimin e Teatrit të Ri. Vetë biznesi mendoj unë që do merret me këtë tender e di që në të ardhmen do të ketë masa ndëshkuese.”

 

Sa i përket aksionit të radhës të LSI dhe opozitës, Silva Caka pohoi se të gjitha këto veprime janë të konsultuara me njerëzit që janë në terren, dhe prandaj ne do të vendosim sërisht me ta.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *