E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Silva Caka: Në LSI, meritokracia është baza e gjithçkaje

Silva Caka, e cila është e dhjeta në listën e LSI-së për qarkun e Tiranës, e konsideroi këtë lëvizje me përgjegjësi më të madhe.

Për emisionin “Quo Vadis”, Caka theksoi se listat e LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit përfaqësohen nga njerëz me shumë integritet moral dhe profesional.

Sipas saj, në LSI, meritokracia është baza e gjithçkaje.

“Ka një përgjegjësi ndryshe, shume herë më të madhe se qarku i Beratit. E prita si një ngritje në detyrë për veten time.  Artileria përqendrohet më shumë në Tiranë, por kjo nuk do të thotë se nuk është përqëndruar edhe vëmendja në qarqet e tjera. Listat e LSI, në të gjitha qarqet përfaqësohen nga profesionistë dhe personalitete të nderuar. Në LSI, meritokracia ka funksionuar gjithnjë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë