E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Silva Bino thirret në SPAK

Shefja e epidemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino është thirrur këtë të martë në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme ku është marrë në pyetje nga prokurorët për rreth 1 orë.

 

Ende nuk dihet zyrtarisht pse SPAK thirri Binon për të dëshmuar. Dyshohet se Bino të jetë thirrur si person që ka dijeni në lidhje me një hetim që SPAK ka në duar për çështjet e shëndetësisë.

 

Reklamë

Në përfundim Silva Bino nuk ka pranuar që të japë shpjegime për gazetarët.

 

Aktualisht në SPAK janë nën hetim disa çështje që lidhen me shëndetësinë, hetime në fakt që disa prej tyre kanë nisur prej kohësh.

 

Para pak ditësh me urdhër të SPAK u arrestuan dy zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë të akuzuara si të përfshira në korrupsion në lidhje me një tender.

Vazhdo të lexosh

Reklamë