Sikletet e mëdha në çmimet Oscar

Teksa jemi vetëm një ditë larg ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscar”, për këtë vit, le t’u rikthehemi disa prej momenteve më të sikletshme që kanë ndodhur në historinë e ceremonive të ndarjeve të çmimeve ndër vite. Bëhet fjalë për incidente, ngatërresa apo shprehje të çuditshme të personazheve të ftuar, të cilët kanë bërë xhiron e rrjetit dhe me siguri do të mbahen mend gjatë.
Fjalimi më shumë se emocionues i Gwyneth Paltrow në vitin 1999 (aq sa përsëriti disa herë emrat e të gjithë familjarëve).
Angelina Jolie dhe vëllai i saj që u treguan më shumë sa të afërt në vitin 2000, madje kur mori çmimin Angelina deklaroi se kishte rënë në dashuri me vëllain e saj. Duhet ta ketë pasur nga emocionet…
John Travolta, emrin e Idina Menzel e bëri Adele Dazeem
John Travolta sërish duke bërë disa gjeste shumë të çuditshme me Scarlett Johansson, e cila dukej shumë e bezdisur…
Rrëzimi i Jennifer Lawrence në 2013-n.
Dhe sërish në 2014-n…
Çfarë thanë Anne Hathaway dhe James Franco në prezantimin që i bënë ceremonisë në 2011-n se askush nuk i kuptoi?
Bjork dhe veza e saj në 2001-shin
Brad Pitt, Angelina Jolie dhe Jennifer Aniston qëndruan në të njëjtin vend në 2009-n. Mirë që nuk plasi lufta!
Njeriu që i ngjante Jezu Krishtit pasi Patricia Arquette fliste në 2015-n.





