Një ditë pas denoncimit të Partisë Demokratike për mungesën prej tre muajsh të një medikamenti për kurimin e leucemisë, mjekët informuan kryetaren demokrate te Komisionit te Shëndetësisë Albana Vokshin se ilaçi ka mbërritur në spital. Gjatë një vizite tek pediatria e Tiranës, deputetja Vokshi tha se ky është një lajm i mirë. Më në fund sensibilizimi ynë bëri të mundur ardhjen e ilaçit tha deputetja, duke shtuar se; “nuk dimë çfarë tenderi është bërë e çfarë procedurash janë ndjekur, por ky është një lajm i mirë për prindërit e fëmijëve”. Deputetët demokratë që ishin të pranishëm gjatë kësaj vizite thane se do ta mbajnë nën vëzhgim situatën që të sigurohen se furnizimi nuk ishte vetëm për shou politik.
Sigurohet ilaçi për të sëmurët me leucemi





