Si Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit kanë marrë të gjitha masat për të siguruar furnizim pa ndërprerje me energji elektrike gjatë ditës së fundit të 2019-ës dhe në ditët e para të vitit të ri.

 

Nga 11 drejtoritë rajonale, Belinda Balluku Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë kërkoi që çdo defekti të mundshëm në furnizimin me energji elektrike t’i përgjigjen në kohë.

 

1700 punonjës janë angazhuar në terren në përgjigje të çdo problematike që mund të sjellë rrjeti i rënduar për shkak të festimeve të fundvitit.

 

Në planin e masave të marra një vëmendje të veçantë i është kushtuar zonave ku janë vendosur banorët e prekur nga tërmeti i nëntorit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *