E enjte, 8 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Sigurimi i vaksinave/ Rama flet në Itali për marrëdhënien me Kinën

Kryeministri Edi Rama u pyet në konferencën në vjetore “State of the Union“ në Firence edhe për marrëdhenien e Shqipërisë me Kinën, duke marrë shkas nga sigurimi i një numri të lartë vaksinash Sinovac.

 

Reklamë

Si përgjigje, kreu i qeverisë përmendi faktin që Shqipëria fillimisht u la jashtë skemës së shpërndarjes së vaksinave kundër koronavirusit.  Për këtë, iu desh që të siguronte doza të vaksinës Sinovac, përmes distributorit të saj të autorizuar në Turqi.

 

Reklamë

Më tej, ai shtoi se marrëdhënia me Kinën është normale.

 

“Ne u lamë jashtë skemës së shpërndarjes së vaksinave. Jo vetëm Shqipëria, por të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo fiqinjësi, në mes të Evropës ishte izoluar nga pjesa tjetër sa iu takon kapaciteteve të tjera. Na u desh që të vepronim vetë. Nuk e morëm Sinovac nga Kina, por distributor në Turqi. Marrëdhëniet tona me Kinën janë absolutisht normale dhe normalja në këtë marrëdhënie nënkupton që nuk ka asgjë speciale.”

Më shumë video

Reklamë