Futja e prodhimit vendas ka ulur ndjeshëm çmimet e produkteve në tregjet agro -ushqimorë. Edhe pse sipas konsumatorëve çmimet janë të përballueshme ata sërisht stepen të marrin produkte të stinës pasi nuk janë të sigurt mbi cilësinë dhe sigurinë e tyre ushqimore.

 

Nga ana e tyre tregëtarët shprehen se edhe pse jemi në pikun e prodhimit dhe çmimet janë në limitet e tyre sërisht mungojnë blerësit, për këtë ata “fajsojnë”  desinformimin që sipas tyre i është bërë konsumatorëve për cilësinë ushqimore.

 

Ata kërkojnë që AKU të intensifikojë kontrollet e sasisë së pesticideve të përdorura nga fermerët si dhe pikat e grumbullimit të prodhimit pasi problemet më të mëdha janë pikërisht në këto dy pika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *