Komisioni i Sigurise ka miratuar sot projektligjin për ngritjen e strukturës së posaçme të sekuestrimit, pjesë kjo e paketes ligjore anti-kçk te miratuar ne kuvend.

 

Përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë, thanë se kjo strukturë do ti japë zgjidhje ngërçit të sekuestrimkit të pasurive dhe të provave material që nuk mund të menaxhohen nga komisariatat apo sekretaritë gjyqësore.

 

Ngritja e një organi të specializuar sipas Ministrise se Drejtesise do të marrë në dorëzim pasuritë e sekuestruara si automjete, apartamente apo prona të tjera të paluajshme.

 

Deputetët e opozitës parlamentare kanë ngritur pikëpyetje të shumta në lidhje me këtë projektligj për faktin pse po ngrihet menjëherë pas miratimit të paketes Anti-KÇK.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *