Subscribe

Pothuajse te gjitha vjedhjet e pikave te karburanteve kanë qenë te lehtë për hajdutët në gjithë vendin. Grabitësit kane shfrytëzuar oret e errësirës, maskimin, lëvizjet e pakta ne rruge, e sidomos punonjësit e shërbimit qe mbanin leket e xhiros me vete. Te gjitha keto jane vene ne dukje nga ministri i brendshëm Sajmir Tahiri. Gjate një takimi me përfaqësues te biznesit te hidrokarbureve, ai kërkoi frenimin e fenomenit, pasi zbulueshmëria është më pak se 40% e rasteve. Biznesi sipas ministrit, duhet te beje investime të vogla, duke shmangur paratë në dorë për furnizimet me karburant. Nisma e Tahirit është mbështetur edhe nga përfaqësues te biznesit. Biznesit iu kërkua që të rrisin edhe cilësinë e kamerave të sigurisë, pasi kjo do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejt në identifikim e grabitësve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *