Subscribe

Interneti dhe bota virtuale po rrëmben edhe të vegjlit.  60% te kohës fëmijët shqiptare e kalojnë në rrjetet sociale dhe lojëra online.

Pas nje anketimi te kryer ne shkollat e kryeqytetit rezultoi se nxënësit e përdorin ne mase internetin. Por autoriteti kombëtar per sigurinë kibernetike thotë se ky fenomen ka prekur edhe me te vegjlit, ndërsa ka shtuar  friken e prindërve per pasigurinë  e tyre.

 

Ne ditën ndërkombëtare per internet te sigurt, kompanitë ofruese te këtij shërbimi ne treg kane nënshkruar nje tjeter marrëveshje per sigurine e femijeve ne boten virtuale.

Krahas sigurisë ne rrjet, ofruesit angazhohen edhe per fushata ndergjegjesuese dhe informimin e prindërve per masat qe mund te aplikojnë. Nje nga kompanitë me te medha te ofrimit te internetit Tring, tregon per investimet qe po kryen ne kete fushe.

 

Ne 2013 kompanitë ofruese te internetit nënshkruan marrëveshjen e pare per përdorimin e sigurt dhe te përgjegjshëm te rrjeteve elektronike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *