E premte, 6 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Siguri minimale në plazhe

Nëse vendosni të pushoni në plazhet tona, duhet të merrni rrezikun përsipër në rast të ndonjë eksperience negative, pasi autoritetet ofrojnë pak ose aspak siguri.

 

Ministria e Turizmit pranon se njësitë vendore nuk e kanë plotësisht nën kontroll vijën bregdetare, madje bizneset nuk kanë plotësuar as kriteret e përcaktuara me ligj për ofrimin e sigurisë.

 

Reklamë

Sipas ligjit, janë 110 hapësira bregdetare që juridikisht quhen stacione plazhi ,për të cilat bashkitë kanë të drejtën e mbikëqyrjes. Por fatkeqësisht, vëmendja e tyre për turizmin ka qenë minimale.

 

Fundjava që sapo kaloi u mbyll me një bilanc tragjik: 4 të rinj, mes të cilëve një adoleshent 14 vjeçar, humbën jetën në plazhet e Zvernecit dhe pranë shkollës së marinës në Vlore.

 

Autoritetet sqaruan se vendi ku u mbytën dy vajzat dhe i riu nga Tetova, nuk ishte pjesë e listës së plazheve të miratuara nga qeveria.

Më shumë video

Reklamë