E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Siguri absolute në mbrojtje, Bajrami bind trajnerin e Benfikës

Adrian Bajrami është emri i ri që i shtohet sigurisë në mbrojtjen e kombëtares shqiptare.

Pak vite më parë ishte Edi Reja ai që theksoi se një mbrojtës i talentuar shumë shpejt do të ishte garanci për kombëtaren shqiptare.

Sot Adrian Bajrami nuk konsiderohet më si një e ardhme, por një e tashme e sigurtë.

Mbrojtësi shqiptar i ciluan me Benfikën, ka zhvilluar 6 ndeshje radhazi si titullar me skuadrën, duke bindur trajnerin për kualitetin e tij.

Reklamë

Sipas asaj që shkruajnë mediat portugeze, Bajrami ka bindur Roxher Shmid.

Një mbrojtës i rafinuar, i cili punon në mënyrë perfekte dhe pritet të jetë pjesë e skuadrës së parë sezonin e ri si mbrojtës i katërt i Benfikës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë