E diel, 8 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 15 minuta më parë
Politikë

Sigmar Gabriel, të hënën në Tiranë

Situata e tensionuar politike do të sjellë ditën e hënë në Tiranë shefin e diplomacisë gjermane, Sigmar Gabriel. Ai po zhvillon një turne në disa vende ballkanike, ku përfshihet edhe Kosova e Serbia, për të përcjellë mesazhe për vijimin e reformave të rëndësishme për integrimin. “ne Duam të mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt funksionimit të shtetit juridik, stabilitetit dhe mirëqenie.

 

Do t’i siguroj bashkëbiseduesit e mi se rruga e anëtarësimit në be mbetet e hapur, nëse bëjnë përparime dhe vazhdojnë të realizojnë reformat, në vend të tendosjeve dhe përçarjeve”, ka deklaruar Gabriel. Ndalesa e pare e tij ishte Serbia, ku takohet me presidentin e zgjedhur Aleksander Vuçiç.

 

Reklamë

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë