Subscribe

“SIGAL UNIQA Group Austria” prej 25 vjetësh tashmë është kryefjala e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon. Dhe një kompani Sigurimi kaq novatore, që ecën me hapat e zhvillimit të teknologjisë, nuk mund të mos ishte pjesë e ndërtesës më novatore në kryeqytet.

Piramida e Tiranës, një prej objekteve më të vizituara në kryeqytet, ka tashmë pjesë të mozaikut të saj të mirëideuar edhe kompaninë më të madhe të sigurimeve, “SIGAL UNIQA Group Austria”.

“Është vijimësi dhe traditë e “Sigal-it” që të jetë gjithmonë pranë gjërave të reja, inovacioneve, zhvillimeve dhe teknologjive. zhvendosja e një zyre këtu në qendrën e teknologjisë, në piramidën e Tiranës është një risi për ne pasi me këtë zyrë ne përmbushim një detyrim që kemi ndaj stafit dhe ndaj klientëve tanë”, tha Avni Ponari, CEO dhe themelues i “Sigal Uniqa Group Austria”.

Themeluesi dhe CEO-s i kompanisë, Avni Ponari u shpreh se, zyra e “SIGAL UNIQA” pranë Piramidës së Tiranës nuk do të jetë thjesht një zyrë ku klientët aktualë dhe të rinj do të marrin shërbime sipas standardeve evropiane, por edhe një qendër inovacioni, rekreativiteti dhe auditor leksionesh mbi sigurimet dhe edukimin financiar në përgjithësi.

Duke ndërtuar këtë degë që është e rëndësishme për ne, ne përmbushim një detyrim ligjor po dhe administrativ për “Sigal-in”. këtu do të bëhen trajnime në fusha të ndryshme, për të rinj që duan të njohin botën e sigurimeve. Por nga ana tjetër ne kërkojmë tashmë në kuadër të dixhitalizimit dhe futjes së teknologjive të reja, t’u shërbejmë klientëve pagesa të dëmeve në distancë”, tha Avni Ponari, CEO dhe themelues i “Sigal Uniqa Group Austria”.

E themeluar në Shkurt 1999 dhe pjesë e “UNIQA Insurance Group” prej vitit 2007, “SIGAL UNIQA” operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurimi Jo-Jete, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni duke kryesuar tregun në këto shtete e duke qenë edhe mes Top 50 kompanive më të mëdha në Europën Juglindore./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *