Subscribe

Kamerat e sigurisë në rrugën “Donald Trump”, në Kamëz kanë fiksuar momentin e vënies së tritolit në një biznes.

 

Sipas të dhënave, makina tip “Audi” e autorëve të ngjarjes ka lëvizur disa herë duke vëzhguar me kujdes zonën. Njëri prej personave, autor i vendosjes së tritolit, ka dalë nga makina dhe ka vëzhguar terrenin.

 

Me një kapele në kokë, që e bën të vështirë identifikimin, ka ngjitur shkallët dhe fillimisht ka parë të gjithë terrenin pranë lokalit, në një pjesë si tunel të pallatit. Nga aty është larguar sërish, kanë bërë xhiro me makinën dhe disa minuta më vonë janë rikthyer.

 

Njëri nga autorët sapo ka dalë nga makina ka ndezur fitilin e tritolit, të gjatë rreth 30 cm dhe me shpejtësi është ngjitur, e ka hedhur pranë lokalit dhe menjëherë janë larguar. Shpërthimi ka ndodhur 20 apo 30 sekonda pasi e ka lënë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *