Shna Ndou, shenjti nga i cili ka marrë emrin dhe Kisha e Laçit, është shënjtëruar një vit pas vdekjes së tij.
Prifti Landi Jaku në një intervistë për Quo Vadis të moderatores dhe autores Pranvera Borakaj në vizion Plus, rrëfeu se Shna Ndou u shpall i shenjtë vetëm një vit pas vdekjes për shkak të mrekullive që ai kishte bërë.
Ai tregoi një histori ku tregonte se si një mushkë kishte rënë në gjunjë përpara bukës së Zotit. Apo rastin kur peshqit dilnin nga uji për të dëgjuar predikimet e tij.
Jaku: Besojmë si katolikë si të krishterë që kur meshtari kremton eukaristinë pra bukën thotë fjalët e shukërimit, kjo bukë bëhet trupi i Krishtit. Shumë prej heretikëve nuk besonin se është e vërtetë. Shna Ndou thotë unë do ju bëj të kuptoni se Krishti është i vërtetë në atë bukë. Cfarë bën? Ai bën një provë që është e çuditshme duke lënë mushkën pa ushqim, pa bar pa ujë për 2-3 ditë. Në fund i nxjerrin dhe grazhdin, në fund Shna Ndou nxjerr hostin, dhe në të vërtetë mushka për tu bërë atyre të kuptojnë ulet në gjunjë, pra gjunjëzohet para Zotit që ishte brenda në bukë. Pastaj kur ju ka predikuar edhe peshqëve, që peshqit vinin dhe prej ujit për të dëgjuar predikimin e tij. Pastaj shërimin e të sëmurëve, ka bërë shërime nga më të ndryshmet, janë shumë prova që ka bërë në Italinë e asaj kohe, pastaj në shekujt që vazhdojnë ka bërë mrekulli vazhdimisht.